PSIKOLOGJIA E KONSUMATORIT

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË DHE I PSIKOLOGJISË MASTER I SHKENCAVE NË PSIKOLOGJI ME PROFIL PSIKOLOG...
Author: Alyson Mills
39 downloads 0 Views 199KB Size
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË DHE I PSIKOLOGJISË MASTER I SHKENCAVE NË PSIKOLOGJI ME PROFIL PSIKOLOGJI ORGANIZATIVE

PROGRAMI MËSIMOR I LËNDËS

PSIKOLOGJIA E KONSUMATORIT

Titullari i lëndës

Stela Dhima

Miratuar nga

Prof. Dr. Adem Tamo

Data e miratimit

Psikologjia e Konsumatorit

M.Sc. Stela Dhima

TITULLI I LËNDËS:

Psikologjia e Konsumatorit

LLOJI I LËNDËS:

E detyrueshme

KREDITET: KOHA E REALIZIMIT:

2012-2013/ 1 semestër (sem I)

TITULLARI I LËNDËS:

MSc. Stela Dhima

KONTAKTIMI I PEDAGOGUT: Fakulteti i Shkencave Sociale, Rr. Milto Tutulani e-mail: [email protected]

PËRSHKRIMI I LËNDËS Psikologjia e konsumatorit analizon faktorët psikologjikë që influencojnë perceptimet, qëndrimet dhe sjelljet e konsumatorit. Ajo është ndërthurja më interesante e marketingut me psikologjinë e aplikuar. Të kuptosh mendjen dhe zemrën e konsumatorit është një çështje shumë komplekse. Nëse sjellja konsumatore do të ishte e lehtë të shpjegohej, atëherë produktet do të shiteshin po aq lehtë sa projektohen, të gjitha reklamat do të ishin efektive, ekonomia do të kishte efiçencë dhe marketingu do të ishte një perspektivë mjaft e lehtë. Në të vërtetë, në realitet konsumatorët janë frustrues, irracionalë dhe të paparashikueshëm. Në lëndën e psikologjisë së konsumatorit do të përqendrohemi në indikatorët bazik për të kuptuar më mirë psikologjinë dhe sjelljen e konsumatorit. QËLLIMI I LËNDËS Lënda ka për qëllim të njohjë studentin e nivelit master me proceset psikologjike primare brenda mendjes së konsumatorit si personaliteti, kujtesa dhe aspiratat e tij. Po ashtu eksplorimin e faktorëve të jashtëm që influencojnë formimin e sjelljes së konsumatorit. REZULTATET E TË NXËNIT Në përfundim të studimit të kësaj lënde studenti duhet: - Të zotërojë njohuri për termat kryesore, përkufizimet dhe konceptet e përdorura në fushën e psikologjisë së konsumatorit - Të kuptojë lidhjet ndërmjet faktorëve të brendshëm dhe/ose të jashtëm dhe qëndrimeve e sjelljeve të konsumatorit - Të zotërojë aftësinë për të përdorur ide dhe informacion për të projektuar produkte (reklama) efektive që synojnë të ndikojnë sjelljen e konsumatorit - Të zotërojë aftësinë për të bërë analiza mbi perceptimet, qëndrimet dhe sjelljet e konsumatorit

2

Psikologjia e Konsumatorit

M.Sc. Stela Dhima

- Të zotërojë aftësinë për të diskutuar idetë dhe proceset madhore që karakterizojnë sjelljen konsumatore - Të zotërojë aftësinë për të përdorur burime dhe teknologji informacioni për të zhvilluar njohuritë - Të zotërojë aftësinë për të marrë pjesë në debate, diskutime - Të zotërojë aftësinë për të të vlerësuar në në mënyrë kritike produktet që synojnë të ndikojnë sjelljen konsumatore siç janë reklamat (në media të shtypur dhe/ose elektronike) - Të zotërojë aftësinë e reflektimit për sjelljen e tyre si konsumatorë me një vetëdijesim të lartë për faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që ndikojnë sjelljet dhe vendimet e tyre kurdo që ata bëjnë një blerje POLITIKA E FREKUENTIMIT Frekuentimi i lëndës është i detyruar. Studenti duhet të jetë prezent në më shumë se 80% të orëve mësimore (leksione dhe seminare) në auditor. PËRGJEGJËSI TË STUDENTIT 1. Të marrë pjesë në më shumë se 80% të orëve mësimore. 2. Nëse do të mungojë në mësim është përgjegjësia e tij/saj të gjejë materialet e shpërndara dhe detyrat e dhëna në atë orë/temë mësimore. 3. Të respektojë etikën në auditor, komunikimin dhe idetë e të tjerëve. 4. Të respektojë parimet etike në punime dhe të mos paraqesë punë të personave të tjerë si punën e vet. 5. Të marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutimet në leksione, seminare dhe prezantimet e punëve të studentëve të tjerë. 6. Të respektojë afatet e dorëzimit të detyrimeve të tij/saj. 7. Të jetë i pranishëm në mësim ditën që ka prezantimin e punimit. PLANI I ORËVE TEORIKE Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

TEMA Hyrje në psikologjinë e konsumatorit Konsumatori në treg. Metodat e studimit të konsumatorit Perceptimi i konsumatorit Kujtesa dhe të mësuarit e konsumatorit Motivacioni dhe vlerat Vetja, Rolet gjinore Personaliteti dhe stilet e jetesës Qëndrimet e konsumatorit Ndryshimi i qëndrimeve dhe komunikimi interaktiv Marrja e vendimeve të konsumatorit Influenca e grupit Konsumatorët dhe subkulturat; klasat, rracat, mosha, etj Influenca kulturore

ORË 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 3

Psikologjia e Konsumatorit 14 15

Imazhet, muzika dhe psikologjia e konsumatorit Psikologjia e konsumatorit online

M.Sc. Stela Dhima 2 2

PLANI I ORËVE PRAKTIKE Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15

TEMA Konceptet bazë të psikologjisë së konsumatorit Studimet empirike në psikologjinë e konsumatorit Perceptimet dhe pritshmëritë e konsumatorit Kujtesa dhe të mësuarit e konsumatorit Motivet dhe vlerat që nxitin sjelljen konsumatore Rolet gjinore dhe efekti i tyre në sjelljen konsumatore Stilet e jestës dhe personaliteti i konsumatorit Qëndrimet e konsumatorit ndaj tregut A mund të ndryshohen qëndrimet e konsumatorëve? Çfarë e ndikon vendimmarrjen e konsumatorit? Grupi që influencon konsumatorin Konsumatorët dhe subkulturat Influenca kulturore mbi sjelljen konsumatore Konferencë punimesh kërkimore mbi psikologjinë konsumatore Konferencë punimesh kërkimore mbi psikologjinë konsumatore

ORË 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3

METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES Lënda e psikologjisë së konsumatorit do të zhvillohet me anë të disa metodave. Metoda kryesore për bazat teorike të lëndës do të jenë leksionet. Leksionet (2 orë në javë) do të jenë interaktive, studentët do të njihen paraprakisht me temën e leksionit dhe do të jenë të përgatitur për të ndjekur leksionin në mënyrë interaktive. Diskutime, debate dhe punë në grupe do të zhvillohen në orët e seminareve (3 orë në javë) mbi tema të caktuara teorike dhe praktike. Projektet kërkimore dhe analizat kritike të materialeve, studimeve dhe artikujve parashikohen të prezantohen në orë të veçanta seminaresh. Gjatë prezantimit të projekteve të grupeve, auditori do të bëjë oponencë dhe do të japë ide dhe feedback për çdo projekt të prezantuar. DETYRIME TË STUDENTIT PËR LËNDËN Studentët e masterit organizacional në lëndën e psikologjisë së konsumatorit do të paraqesin 2 punë grupi. Njëra syresh do të jetë analizë dhe tjetra një studim shkencor në fushën e psikologjisë konsumatore. 1. Detyra e parë që do të kryhet në grup nga studentët do të jetë analiza kritike e një studimi, artikulli të botuar në revista të huaja apo në shtyp. Ata do të identifikojnë elementet e studimit/artikullit, pikat e dobëta dhe të forta si dhe risitë që sjell studimi në fushën e psikologjisë së konsumatorit. Bazuar mbi strategjitë, nevojat, kriteret dhe faktorët që grupi analizues do të evidentojë, do të ngrejë argumentet përkatës për të vlerësuar këtë projekt ekzistues. 4

Psikologjia e Konsumatorit

M.Sc. Stela Dhima

2. Detyra e dytë që do të zhvillohet është një projekt kërkimor në fushën e psikologjisë konsumatore. Studimi do të kryet në grup dhe do të prezantohet në një konferencë punimesh në javët e fundit të kursit të psikologjisë së konsumatorit. Studimet dhe studjuesit do të presin kritika, pyetje dhe diskutime nga auditori për çështjet që ata kanë ngritur dhe studjuar. 3. Detyra të tjera Në grup, studentët do të zgjedhin një reklamë TV apo Shtyp dhe do të bëjnë një analizë kritike të saj sipas parimeve të psikologjisë së konsumatorit Në grup do të përkthejnë dhe do të implementojnë një shkallë në një kampion të vogël dhe do të sjellin feed-back për kuptueshmërinë e saj nga konsumatorët Të dy këto punime do të paraqiten në auditor me prezantime të formateve të ndryshme. Ato mund të jenë në poster, në poëer point, në audio, video, etj., sipas zgjedhjes së grupit. Lënda do të finalizohet me provimin final. Detyrime të tjera që studenti ka dhe për të cilat do të vlerësohet janë: pjesëmarrja dhe aktivizimi, mënyra e paraqitjes së punimeve dhe sjellja që studenti demonstron gjatë marrjes dhe dhënies së feedback-ut në rastin kur prezanton apo bën oponencë dhe debat ndaj një prezantimi tjetër. VLERËSIMI NR 1. 2. 3. 4. 5. 6. Total

Rubrikat që vlerësohen Frekuentimi dhe pjesëmarrja Analizë në grup e një projekti/artikulli/studimi Projekt kërkimor i realizuar në grup Paraqitja dhe prezantimi i projekteve Dhënia dhe marrja e feedback-ut Provimi final

10% 15% 15% 10% 5% 45% 100%

*Studenti, pasi të ketë frekuentuar mbi 80% të lëndës, duhet të mbledhë të paktën 25 pikë gjatë semestrit, me anë të pjesëmarrjes dhe dorëzimit të detyrave, për të hyrë në provimin final. SISTEMI I VLERËSIMIT Shkalla e pikëve

Nota numerike Përshkrimi i notës

91 – 100 81 – 90 71 – 80 61 – 70 51 – 60 41 – 50 – 40

10 9 8 7 6 5 4, 3, 2, 1

Shkëlqyeshëm Shumë mirë Mirë Shumë kënaqshëm Kënaqshëm Mjaftueshëm Mbetës

Nota me shkronja sipas ECTS A B C D D E F

5

Psikologjia e Konsumatorit

M.Sc. Stela Dhima

LITERATURA PËR LËNDËN Literatura bazë 1. Solomon M., “Consumer Behavior, Buying, Having and Being” 2. Haugtvedt C. P., Herr P. M., dhe Kardes F. R., “Handbook of Consumer Psychology” Literatura ndihmëse 1. Solomon M., Bamossy G., Askegaard S. dhe Hogg M. K., “Consumer Behavior, A European Perspective” 2. Sutherland M., “Advertising and the Mind of Consumer” 3. Wanke M., “Social Psychology of Consumer Behavior” 4. Scott L. M. dhe Batra R., “Persuasive Imagery” 5. Wedel M. dhe Pieters R., “Visual Marketing, From Attention to Action”

6